Politikania izraelite, njëherazi ish-ministre e drejtësisë, Ayelet Shaked, tha se Gaza duhet të kthehet në një fushë futbolli dhe se dy milionë palestinezë aty duhet të largohen nga zona.

“Sinqerisht, kjo është zgjidhja për Gazën,” tha Shaked në emisionin televiziv izraelit Channel 13.

Sipas saj, rreth 2.3 milionë palestinezë duhet të largohen nga Gaza dhe të pranohen nga çdo vend i botës si refugjatë sipas metodës së kuotave.

“Pasi ta kthejmë Khan Younis në Gaza në një fushë futbolli me ndihmën e Zotit dhe ushtrisë izraelite, shpresojmë që pasi të mbarojmë këtë punë, do të mendojmë se çfarë të bëjmë me Gazën”, shpjegoi Shaked.

Ajo beson se ata duhet ta kthejnë shkatërrimin që shkaktuan në Gaza në një mundësi.

“Ne duhet t’u themi të gjitha vendeve të botës që të marrin 20,000, 50,000 (refugjatë nga Gaza) përmes sistemit të kuotave. Këto vende duhet të marrin një pjesë të barrës për të siguruar që ata të largohen nga Gaza”, shpjegoi Shaked.

Të tilla qëndrime janë diçka e zakonshme në politikën izraelite, çfarë shpjegon rrënjët e mizorisë ndaj palestinezëve, si dhe faktin që nuk kanë asnjë limit moral apo njerëzor për të arritur synimet e tyre çnjerëzore.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re