Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi.

Vendi, i cili njihet për çmimet e kripura, këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.

Një pushuesi nga Kosova i ka ndodhur një histori habitëse pasi përveç ushqimit në kupton i kanë faturuar edhe karriget në të cilat ishte ulur.

Ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë.

Në faturë, tavolina cilësohej si “Cover” dhe pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë ulëset për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë.

Arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se edhe në Itali është një gjë e njëjtë. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit nga Kosova ankohen për çmime të larta në vendet bregdetare të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re