500 persona kanë marrë pjesë në 2 ceremoni mortore, të të ndjerëve 74 dhe 82 vjeç të cilët humbën jetën për shkak të COVID 19.

Kjo ‘çmenduri’ dhe akt i ndaluar me ligj nga qeveria ka ndodhur në Peqin ku ritet mortore ndaj dy viktimave të koronavirusit kanë zgjatur përreth 2 orë ku qindra njerëz kanë kryer respektit e fundit.

Ajo çka nuk kuptohet nga një skandal i tillë është mënyra se si kanë arritur familjarët të tërheqin trupat e pajetë të familjarëve të tyre nga morgu ku protokolli në të tilla raste është i përcaktuar qartë dhe mjaft rigoroz: viktimat e COVID 19 përcillen direkt nga spitali për në varreza.

Burime për faxweb.al bëjnë me dije se menjëherë pas njoftimit, familjarët kanë tërhequr trupat tek Mjekësia Ligjore në Tiranë dhe i kanë dërguar në banesat e tyre ku janë hapur dhe dyert e mortit dhe kanë mbërritur të gjithë të afërm e miq për t’u dhënë lamtumirën e fundit 2 të moshuarve. (Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re