Palestinezi i cili për vite me radhë e vuri trupin e tij para ushtarëve izraelitë për të mbrojtur fëmijët e vegjël, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pas një bastisjeje nga forcat izraelite, raporton pala palestineze.
Haxhi Ziad Abu Khalil për vite me radhë është identifikuar si një njeriu simbol që e vendos trupin e tij përpara forcave izraelite për të mbrojtur të rinjtë dhe fëmijët e vegjël në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Haxhi Ziad Abu Khalil u bë i famshëm për palestinezët në vitin 2017, kur ai iu hakërrye një ushtari izraelit që po përpiqej të qëllonte mbi fëmijët e vegjël që gjuanin me gurë ndaj patrullës së tij.
Keberanian yang tiada tandingan.
Semoga Allah SWT rahmati dan ampuni Hajj Zaid Abu Halil. pic.twitter.com/UTiNnmEk7c https://t.co/UjNF0nU3Ak
— Fakhri | Buku Baru “Sedikit, Tapi Cukup” (@fakhrifadzli) October 7, 2024
I moshuar palestinez, i cili synonte dhe bashkëjetesën paqësore të palestinezëve dhe izraelitëve, ka ndërhyrë qindra herë gjatë dekadave në konflikte dhe në asnjë prej tyre nuk hezitoi të fliste në vend që të godiste ushtarët.
E megjithatë, gjatë viteve që ai ka luftuar në mënyrën e tij, Khalil është qëlluar më shumë se 100 herë nga ushtarët izraelitë dhe ka kaluar më shumë se shtatë vjet në burg pasi u arrestua disa herë.
Së fundi, Autoriteti Palestinez raporton ka pasur një bastisje të forcave speciale të ushtrisë në zonën ku ka jetuar Khalil. Ushtarët, gjithmonë sipas palës palestineze, pushtuan edhe shtëpinë e tij. Në mëngjes, fqinjët e gjetën të pajetë, duke pretenduar se ishte rrahur për vdekje.
Kështu, shteti mizor sionist vret një tjetër monument të gjallë rezistence, edhe pse ai nuk Hamas.