Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh sëbashku me fëmijën e tyre tre muajsh.

 

Të plagosur kanë mbetur Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnja e tyre, të cilët ishin duke kaluar vijat e bardha në kryqëzim, në momentin kur një mjet tip ‘G Class’ vjen me shpejtësi sketerre dhe i ka përplasur.

 

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku janë jashtë rrezikut për jetën, por në kujdes intensiv nga mjekët.

 

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit i identifikuar si Ajas Sulejmani u larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ai u arrestua ne nje nga spitalet private te kryeqytetit  3 ore pas aksidentit. Sulejmani u shoqerua ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore.

 

Me heret blutë e kryeqytetit kanë arrestuar kushëririn e tij i cili ishte pasagjer në mjetin luksoz me targa gjermane.

 

Në këtë foto të siguruar nga Vizion Plus është menjëherë pas aksidentit, ku duken qartë të rrëzuar në tokë të plagosurit.

 

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të Tiranës e megjithatë kjo nuk e ka penguar aspak që 39-vjeçari të ecë me shpejtësi të çmendur në mes të ditës.

 

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë ku kalimtarët përplasen në mes të Tiranës nga mjetet që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

 

Mëgjithësë policia rrugore ka shtuar aksionet për arrestimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si dhe janë vendosur me mijëra gjoba, kjo nuk e ka zbutur aspak fenomenin shqetësues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re