Unioni Turistik Shqiptar vlerësoi këtë të dielë “Concord Investment” për “Investimin më të mirë turistik” për vitin 2022, për ndërtimin e resortit Turistik “San Pietro Resort” në gjirin e Lalzit, pjesë e brandit prestigjoz ndërkombëtar “Melia Hotel”.

 

ERMIRA BROZI

DREJTORESHË E SHITJEVE DHE MARKETINGUT, “CONCORD INVESTMENTS”

 

Jam krenare që Concord Investment hapi dyert për të sjellë brendet më të mëdha në Shqipëri, siç ishte Melia Hotel.

 

Investimi kolosal i Melia Hotel, hotelit më të ri dhe më të madh në vend, por edhe në Ballkan, që pritet të hapë dyert këtë pranverë në Durrës, mundëson turizëm elitar dhe rreth 500 vende pune.

 

Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, sjellja e këtij brandi të njohur në vendin tonë do të jetë një vlerë e shtuar për sektorin e turizmit.

 

RAHMAN KASA

 

KRYETAR I UNIONIT TURISTIK SHQIPTAR

 

Concord Investment vlerësohet për investimin gjigand që ka bërë në turizmin e Shqipërisë. Një restort gjigand që do jetë vlerë shumë e shtuar për turizmin dhe po ashtu do jetë një anëtar i ri  i Uniopnit Turistik Shqiptar.

 

Drejtoresha e shitjeve, Idit Daka tregon se impakti më i madh ka qenë jashtë kufijve shqiptarë. Ajo shton se e ardhmja e këtij investimi ambicioz do të jetë e ndritur.

 

IDIT DAKA

 

DREJTORESHË E SHITJEVE NË “MELIA HOTEL”

 

 Impakti kryesor ka qenë jashtë Shqipërisë. Tregu që po punojmë për momentin është treg europian dhe kryesisht janë spanjoll, portugezë, gjithashtu rajoni Kosova dhe Maqedonia. Ne kemi shpresa që do jetë një eksperiencë shumë e veçantë.

 

Standarti i lartë, vendndodhja strategjike e Melia Hotel është vetëm fillimi i investimeve të Concord Investments në bregdetin shqiptar.

 

ERMIRA BROZI

 

DREJTORESHË E SHITJEVE DHE MARKETINGUT, “CONCORD INVESTMENTS”

 

Concord Investment u finalizua tashme me certifikantën si investitori më i rëndësishëm për turizmin e Shqipërisë. Do jetë një nga hotelet më të mëdha e më të rëndësishëm për shumë vite me rradhë në Shqipëri për shkak të lokacionit, të cilësisë së ndërtimit, standarteve që do sjellë vetë hoteli dhe kapacitetit me 500 dhoma që do të jetë Hotel Melia.

 

Hoteli Melia me 5 yje, i jep destinacionit të Gjirit të Lalzit një imazh shumë të mirë, duke bërë diferencën në turizmin elitar. Investime të tilla të Concord Investment pritet të pasohen edhe nga të tjera, dhe do të shërbejnë si një model për të gjitha strukturat e hotelerisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re