Shtetet anëtare të G7 arritën një marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse. Vendet e industrializuara po vendosin një çmim tavan për produktet e rafinuara të naftës, si pjesë e një koalicioni që përfshin Australinë dhe një marrëveshje me BE.

 

Përmes kësaj marrëveshjeje udhëheqësit perëndimor synojnë të reduktojnë të ardhurat financiare të presidentit Vladimir Putin si dhe të ngadalësojnë zhvillimet luftarake në Ukrainë. Këtë lajm e bëri të ditur Sekretarja amerikane e Thesarit.

 

JANET YELLEN

 

“Marrëveshja bazohet në kufirin e çmimit për eksportet e naftës së papërpunuar ruse që kemi vendosur në dhjetor dhe ndihmon në avancimin e synimeve tona për të kufizuar gjeneruesin kryesor të të ardhurave të Rusisë në financimin e luftës së saj të paligjshme duke promovuar tregje të qëndrueshme globale të energjisë”

 

Përfaqësuesit e bashkimit europian ranë dakord si fillim për vendosjen e një çmimi tavan prej 100 dollarësh për fuçi, gjë që përkoi me një embargo të BE-së për karburantin. Ata vendosën kufirin për naftën, karburantin e avionëve dhe benzinën përpara hyrjes në fuqi më datë 5 shkurt.

 

Çmimi tavan zvogëlon të ardhurat e Rusisë duke lejuar naftën e saj të tregtohet në vendet joperëndimore për të shmangur një mungesë globale që do të rriste çmimet dhe inflacionin.

 

Ndërsa Kremlini është kundërpërgjigjur se nuk do t’u shesë naftë vendeve që i binden këtij urdheri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re