“The Mirror” i është bashkuar medieve të tjera ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë bukurive të Shqipërisë dhe e sugjerojnë si destinacion veror.

“Vit i ri, listë e re dëshirash. Por drejt cilit vend do udhëtoi këtë vit?”

Kështu nis artikulli i britanikes “The Mirror”, i cili rendit Shqipërinë të parën, krahas destinacioneve të tjera.

“Pushuesit po zgjedhin këtë destinacion piktoresk, miqësor dhe shumë vlera.

Kryeqyteti Tirana është kozmopolit me muzetë interesantë, qyteti i dytë Durrësi ofron një amfiteatër romak dhe bukuri të tjera arkeologjike, ndërsa zona e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra, shfaq pasuri arkitekturore.

Shumica e britanikëve do të shkojnë në rivierën shqiptare ku do të gjejnë çmime të mira në plazhe dhe resorte të bukura si Saranda.

Në brendësi, liqenet e Shkodrës dhe Bovillës plus malet e Parkut Kombëtar të Thethit kërkojnë të zbulohen. Ushqimi shqiptar përmban pjata të shijshme dhe të shëndetshme mesdhetare.”

Për këtë përshkrim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë me ndjekësit linkun e shkrimit në origjinal.

“Për herë të parë Shqipëria është vendosur në raportin e ABTA – shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve – si një nga 10 vendet që duhen vizituar këtë vit”, shkruan kreu i qeverisë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re