Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e situatës në vend përballë rritjes së çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Ahmetaj deklaroi se nëse lufta vazhdon dhe kriza e çmimeve në vendin tonë thellohet qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale.

“A e dini që çmimi i grurit është rritur dyfish. Çmimi i energjisë është rritur. Në buxhet e kemi parashikuar se është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Mbështetja vetëm me diferencën e çmimit shkon gati 450 mln dollar. Sot kemi nevojë të blejmë. Sepse nuk jemi profetët që sjellin shiun. Dhe as nuk merremi me çmimin ndërkombëtar. Ndërsa qeveria nuk e ndryshoi çmimin.

Nuk e dimë kur mbaron lufta. Nuk ka vend në Europë të bëjë këtë që po bën qeveria shqiptare

Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”, deklaroi Ahmetaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re