Çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar janë rritur me shpejtësi këtë vit, duke përcjellë efektet negative edhe në tregjet vendase. Këto ndryshime kanë ndikuar edhe në rritjen e kostove të prodhimit vendas.

INSTAT raportoi sot se indeksi i Çmimeve të importit, në tremujorin e dytë të vitit 2021, arriti 101,3 duke shënuar një rritje me 1,7%, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. Krahasuar me tremujorin e parë 2021 indeksi shënoi një rritje me 0,4%.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 9,7%.

Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0 %, shënoi një rritje me 1,4%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 5,0%, pasuar nga aktivitetet “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 4,4%, “Metalurgjia” me 3,5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,3%, etj.

Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” kanë shënuar ulje me 1,1%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 0,8%, “Përpunimi i tekstileve” me 0,7 %, etj.

Indeksi i Çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2021 shënoi rritje me 0,4%, krahasuar me tremujorin e parë 2020. indeksi në seksionin “Industria përpunuese”, me ndikimin më të madhe në ndryshimin mujor ka shënuar rritje me 0,4 %.

Rritja e çmimeve po reflektohet në kostot e prodhimit

Rritja e çmimeve ka nisur të reflektohet në kostot e prodhimit. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 101,4 duke shënuar një rritje me 1,6%, në krahasim me tremujorin e dytë 2020. indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e dytë 2021, shënoi rritje me 0,3%, krahasuar me tremujorin e parë 2021.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, indeksi shënoi rritje me 1,4%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 10,2%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0,8%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe manaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një ulje vjetore me 0,2% indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, indeksi shënoi rritje prej 4,0%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 26,4% është shënuar në seksionin “Industri nxjerrëse”, nga ana tjetër seksioni “Industri Përpunuese shënoi një ulje me 1,1%. Ndryshimi tremujor: Krahasuar me tremujorin e parë 2021, rritja më e madhe prej 1, 5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar. indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Përpunuese” ka shënuar rritje me 0,1%. Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3,4%. indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e parë 2021, indeksi shënoi rritje me 0,4%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 1,5%. indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi shënoi ulje me 0,3%. Ulja më e madhe prej 3,1% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2020, rritja më e madhe e çmimeve prej 14,4% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 1,5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%. indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 0,1%.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,8%, “ Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,6% etj. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre’ me 2,3%, pasuar nga seksionet “Industri të tjera p,k,t” me 1,7%, “Konfeksionimi i veshjeve’ me 0,7% etj.

Marrë nga: Monitor.al

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re