Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me çmimin e naftës në vendin tonë, të cilën e ka quajtur një nga arsyet kryesire të varfërimit të shqiptarëve dhe braktisjes së vendit.

Komentet Sula i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku ka thënë se është lehtësishtë e evidentueshme se në Shqipëri çmimi i naftës është 500 lekë të vjetër për litër më shtrenjt sesa Kosova.

Ai shton se është urgjente që të merret çdo veprim për të ndaluar këtë vjedhje të qytetarëve.

Reagimi i Sulës:

🛑STOP varfërimit të qytetarëve përmes çmimit të naftës.

📍Një ndër arsyet kryesore të varfërimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe për pasojë braktisja e vendit, është çmimi i naftës. Vendi ynë I varfër është tek 5 vendet e para të botës për çmimin më të lartë të karburantit.

-Në foton që kam publikuar në këtë status paraqitet çmimi i një litër naftë në Shqipëri dhe çmimi i një litër nafte në Kosovë. Të dyja fotot janë shkrepur nga unë, njëra është në Prishtinë dhe tjetra në Elbasan.

Është lehtësishtë e evidentueshme se në Shqipëri çmimi është 500 lekë të vjetër për litër më shtrenjt sesa Kosova.

197-220 lekë kushton 1 litër naftë në Shqipëri

1.55 euro kushton një litër naftë në Kosovë.

-Vlen që të përmendim që kursi i këmbimit të euros ka shkuar afro 1 me 1. Grosistët shqiptarë që importojnë naftë kanë patur kosto të ulura në krahasim me më përpara.

-Për të bërë dallimin e madh se sa shumë na vjedhin shteti ynë dhe importuesit e naftës me çmimin vlen të theksohet se Kosova që e ka 50 lekë të reja më lirë se ne, vjen me autobote në Durrës për të marrë naftën e importit. Për më tepër pagunë gati 50 euro shtesë për taksën në rrugën e kombit. Megjithatë sërish atje një litër karburant kushton më pak se këtu.

– Ne e dimë tashmë që nafta është motorri i ekonomisë. Rritja e naftës sjell një rritje zinxhir të çdo çmimi për ushqimet, shërbimet dhe çdo gjëje tjetër që ka lidhje me jetën tonë. Kështu që, me çmimin e lartë të naftës kjo qeveri mban çdo çmim të lartë dhe jetesa bëhet më e vështirë. Edhe më e vështirë kur pagat indeksohen dhe nuk rriten.

🔴Ndaj është urgjente që të merret çdo veprim për të ndaluar këtë vjedhje të qytetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re