Skip to content

Çmimet e shtrenjta të sezonit? Rama ofron një kundërargument

Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre zërave shoqërore në rrjete që janë ankuar këtë sezon për çmimet e shtrenjta. Nga Lalzi, aty ku Rama foli për sezonin, ofroi këtë kundërargument:

“Atyre që thonë që çmimet janë të larta, ju them që së pari është interesante kjo, sepse turistët e huaj vijnë në Shqipëri dhe thonë: Shqipëria është shumë e bukur, pushimet janë të lira dhe mikëpritja është e jashtëzakonshme.

Ndërkohë që shqiptarët që komentojnë thonë: Shqipëria është e shëmtuar, pushimet janë shumë të shtrenjta dhe të gjithë ata që shërbejnë janë për t’u vrarë.

Tani, o turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri dhe nuk dinë ku kanë ardhur dhe as dinë cfarë flasin, ose pastaj ka një problem me këta që komentojnë. Sa i përket çmimeve, çmimet i vendos tregu.

Përderisa ka klientë e konsumatorë, atëherë do të thotë që ka një balancë. Nuk diskutohet që pushimet në Shqipëri janë shumë më të lira”, tha Rama.