Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook i është rikthyer betejës ekonomike ndaj qeverisë së kryeministrit Rama. Basha shprehet se vendi ynë renditet i treti në botë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë të shportës. Duke u bazuar tek të dhënat e EOROSTAT, kryedemokrati thekson se çmimet e ushqimeve janë ngritur në stratosferë gjatë qeverisjes 7-vjeçare të socialistëve. Në lidhje me këtë fakt Basha deklaron se durimit i ka ardhur fundi dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit.

Statusi i plotë i Bashës: Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re