Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, ka pasqyruar të dhënat e Eurostat të cilat e rendisin Shqipërinë si një nga vendet me rritjen më të madhe të çmimeve në Europë. Basha thekson se çmimet u rritën me 6.6%, ndërkohë që ndihma financiare nga ana e qeverisë për qytetarët është më e ulta në kontinent.

Postimi i plotë: Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re