Të gjitha kontratat publike të lidhura nga 1 janari 2020 që kanë hasur vështirësi për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit do të kompensohen deri në 30%.

 

Ky kompensim është konceptuar si një shtesë kontrate, duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve për hekurin, çimenton, bitumin, tubacionet etj.

 

“Kompensimi në vetvete është një shtesë kontrate. Pagesat do të bëhen duke parë faturat korente. Nëse hekuri është rriture 100% ne do të kompensojmë vetëm 30%. Rritja e çmimeve deri në 5% nuk kompensohet se është e parashikuar në kontratë, ndaj kemi nisur mbi 5 % e më tej. Këto para do të jetë të vlefshme për ecurinë e mëtejshme të punimeve nga hyrja ne fuqi e këtij akti.” – sqaroi Moza Dhembi, drejtore e buxhetit.

 

Por deputetët në Komisionin e Ekonomisë ngritën shqetësimin se me këtë akt mund të përfitojnë dhe ato kontrata që janë jashtë afateve të parashikuara dhe se i gjithë procesi lë vend për selektivitet.

 

“Ne duam të dimë sa nga këto kontrata anë jashtë afatit. Pse janë jashtë afatit, kush na siguron që si kanë ndaluar punimet të përfitojnë para shtesë. Kështu siç e keni shkruar ligjin e amnistonin vonesat dhe nuk i penalizoni.”- u shpreh Braçe.

 

“Në këtë vendin tonë eksperiencat janë të shumta dhe patjetër që edhe këtu do të ketë selektivitet, ndaj duhet të na sillni i listën e projekteve. Dhe mos e lini kaq të gjërë gamën, por specifikoje më konkretisht sa para për hekurin sa për çimenton etj.”-thotë Spaho.

 

“Nëse keni një propozim konkret bëheni në mënyrë që ata që janë me vonesa të mos bëhen pjesë, dhe ta kemi më të detajuar.”- tha Ilir Betja.

 

Akti normativ erdhi si një shqetësim i Autoritetit Rrugor, i cili po përballej me pezullime të punëve publike. Që nga shtatori i vitit të kaluar çmimet në tërësi nisën valën e shtrenjtimit, e cila nuk dihet kur do te ndaloje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re