Çmimi i energjisë për konsumatorët nuk pritet të ndryshojë në 2018. Kjo është një vendimmarrje e Entit Rregullator të Energjisë, por sipas të dhënave OSHEE nuk pritët të aplikojë për ndryshim të tarifave fundore.
 
Këtë fakt e konfirmoi kreu i kompanisë OSHEE Ardian Çela.
 
Aktualisht çmimi i energjisë elektrike është 9 .5 lekë për kilovat ore, dhe Enti Rregullator e rishikon atë çdo vit, pas aplikimeve që kryejnë kompanitë, ajo e prodhimit,  transmetimit dhe shpërndarjes.
 
Ndërkohë, kreu i OSHEE Çela njoftoi se kompania ka nisur një reformë në burimet njerëzore. Fillimisht janë shkarkuar 11 drejtorët rajonalë.
 
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka sot të punësuar 6000 persona, duke qenë punëdhënësi më i madh buxhetor në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re