Kryeministri Rama i është përgjigjur deputetes demokrate Grida Duma përmes një reagimi në Twitter në lidhje me çmimin e energjisë për ata konsumatorë që harxhojnë më shumë se 800 kwh.

 

Rama ka sqaruar edhe njëherë çmimin për 800kwh energji elektrike.

 

Sipas tij kjo sasi nuk kushton 7600 siç më herët kishte deklaruar Duma por 9100 lekë.

 

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!

Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 15% të konsumit energjitik të vendit! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin dhe nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!“- shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re