Efektiviteti i skemave të mbështetjes që Ministria e Bujqësisë përdor për fermerët dhe blegtorët vihet në pikëpyetje, kur rezultatet në terren janë negative.

 

Vitin e shkuar, Ministria e Bujqësisë vendosi të japë 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë me grurë, por këtë sezon, fermerët po përballen me përgjysmim të çmimit të shitjes.

 

Për këtë arsye, edhe në Komisionin e Ekonomisë u kërkua që të ndryshoi mënyra sesi mbështeten fermerët.

 

ARIAN JAUPLLARI

ZV.MINISTER I BUJQESISE

 

“Ne jemi aty për të mbështetur fermerët, por paratë nuk i kemi, paratë dalin nga këtu, paratë i jepni ju. 3.3 mld lekë është dhe ka nevojë për 150 milionë dollarE dhe duhet të miratohet këtu. Ky duhet të jetë një shqetësim i përgjithshëm, në Maqedoni, në Kosovë jepet më shumë. Kur vjen puna për të dhënë, japim aq sa japim. Kur vijmë te shqetësimi për grurin, ne themi të mbështeten për kg dhe jo për hektarë.”

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

 

“Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë nga ministria të kërkojë para kur bëhen akte nobrmative., në fund të vitit u ndanë mbi 50 mld lekë, u dhanë 200 milionë lekë për skemën e lopës dhe të naftës, ky është problem I grurit sot sepse shumica e fermerëve vjet e punuan tokën me 260 lekë. Dua të ngre shqetësimi për drithin. 1 kg grurë 28 mijë lekë. 1 kg miell…nëse ky është tregu, kyu nuk ëshjtë tregu, por pazar. Ka shumë të drejtë zotëria kur thotë për të mbështetur me lekë për kg grurë dhe të iket nga mbështetja për sip.. Po ku ishit ju?”

 

As skema e deritanishme e mbështetjes për blegtorët për çdo krerë nuk po e nxjerr sektorin nga kriza.

 

DASHAMIR SHEHI

DEPUTET  I PD

“Sot në mëngjes te dyqani I klasapit 21 mijë lekë bënte kilja e mishit të kecit. Duhet të ndërhyhet në të gjithë sektorin, jo vetëm tek investimet. Duhen ndihmuar njerëzit që t’i hyjnë biznesit të blegtorisë sepse rënia e nr të krerëve është shumë drastike dhe nuk rikuperohen më krerët, nëse kanë ra 500 lopë, duhen 5 vite për t’i shtuar ose do t’i importojmë.”

 

Në pritje të ndryshimit të skemës së mbështetjes, Komisioni i Ekonomisë miratoi lehtësi fiskale për fermerët që duan të ndërtojnë struktura bujqësore apo blegtorale, duke propozuar që taksa e ndikimit në infrastrukturë që ata paguajnë të jetë 0.5%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko