Hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem ka qenë një ditë e tmerrshme për Lindjen e Mesme.

Një tension i lartë me përplasje ndërmjet manifstuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite në Gaza kanë sjellë një bilanc shumë tragjik në raport me orët e zhvillimeve.

Të paktën 41 të vdekur dhe 1900 të plagosur, përfshirë të intoksikuarit – ky është vetëm një e dhënë provizore që jepet nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës për përplasjet e forta ndërmjet ushtrisë izraelite në kufijtë e Gazas dhe manifestuesve palestinezë që kanë protestuar.

Autoritetet e Gazës i kanë kërkuar Egjiptit ndihma imediate humanitare për të autorizuar transferimin e të plagosurve rëndë. Ndërkaq në Jerusalem u zhvillua ceremonia e hapjes së ambasadës së SHBA-së.

Kryeministri izraelit, Bennjamin Netanjahu u prit me duartrokitje.

Në radhë të parë ishin Ivanka Trump, Jared Kushner, ambasadori i SHBA-së, David Friedman dhe zv.sekretari i Shtetit John Sullivan së bashku me Sekretarin e Thesarit, David Mnuchin. Pas himnit kombëtar të SHBA-së kanë vazhduar ceremonitë e parashikuara në protokoll, në një qytet të ndarë.

Por kjo ceremoni ka sjellë reagimin e revoltës palestineze që me llastiqe, gurë dhe goma të ndezura kanë protestuar në kufirin që ndan Gazën me Izraelin.

Tensione dhe dhunë janë regjistruar edhe në Cisiordani.

Në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm dy vende të BE-së, Republika Çeke dhe Rumania.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re