Çmimi i lartë i karburantit ka bërë që pas Francës, të dalin në protestë edhe qytetarët Bullgarë.

 

Sipas medias The Sofia Globe, protestuesit kanë dalë në rrugët e Sofjes duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

 

Në disa qytete të Bullgarisë shoferët bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa u bllokuan edhe disa pika kufitare.

 

Ndërsa në kryeqytet, protesuesit bënë një marshim paqësor nga Parlamenti deri tek ndërtesa e kabinetit qeveritar pavarësisht kushteve atmosferike.

 

Një protestë kombëtare është planifikuar sërish këtë të hënë në Sofje.

 

Ndërkohë prej tre ditësh edhe Franca proteston kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re