Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës e drejtuar nga tre shqiptarë është goditur gjatë orëve të fundit.

 

 

Operacioni i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare nën kordinimin e EUROJUST, ka çuar në firmosjen e 119 urdhër-arresteve ndërsa janë ekzekutuar 43 prej tyre.

 

 

21 persona janë shqiptarë, një pjesë e të cilëve kishin nga tre emra për t’iu shmangur drejtësisë.

 

 

Vizion Plus ka siguruar të gjithë emrat e anëtarëve shqiptarë të grupit kriminal.

 

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago

Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago

Emirjan Beu

Dorian Beu

Syrjan Tola

Igli Lala alias Oltion Lala

Ramazan Grada

Florid Vukaj

Gjergj Zefi

 Renato Zefi

Rexhep Dallupi

Alfred Luli

 Gjergji Luli

Saimir Prenga

Lorik Prengaj alias Fabio Prenga

Françesko Çeçi alias Francesko Ceci

Ilir Duro

Lulzim Selimi

Dhimitër Nina

Eledjo Dedej

Enkeleda Bakalli

 

Pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit kriminal janë nga qyteti i Durrësit, ndërsa ka edhe nga Tirana, Shijaku, Malësi e Madhe dhe Peqini.

 

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arresti në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person është në ‘arrest shtëpie.

 

 

Megaoperacioni çoi në sekuestrimin e mbi 120 kilogramëve kokainë te marrë në Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër e rafinuar në dy laboratore për t’u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu nën sekuestro janë vendosur më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash.

 

 

Po ashtu autoritetet dyshojnë se nga ky aktivitet kriminal kanë janë përfituar 5 milionë euro, që janë gjetur e sekuestruar në vendngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re