Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës e drejtuar nga tre shqiptarë është goditur gjatë orëve të fundit. Operacioni i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare nën kordinimin e EUROJUST, ka cuar në firmosjen119 urdhër-arresteve ndërsa janë ekzekutuar 43 prej tyre.

 

21 persona janë shqiptarë, një pjesë e të cilëve kishin nga tre emra për t’iu shmangur drejtësisë.

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arresti në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person është në ‘arrest shtëpie.

 

Megaoperacioni coi në sekuestrimin e mbi 120 kilogramëve kokainë te marrë në Holanda dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër e rafinuar në dy laboratore për t’u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu nën sekuestro janë vendosur më shumë se 129 kilogramëve marihuanë dhe 92 kilogramë hashash.

 

Po ashtu autoritetet dyshojnë se nga ky aktivitet kriminal kanë janë përfituar 5 milionë euro, që janë gjetur e sekuestruar në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re