Policia spanjolle ka vënë nën pranga dy shtetas shqiptarë dhe një maroken, nën akuzën e një grupi të organizuar kriminal që kultivon dhe transporton narkotikë.

Garda Civile spanjolle ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marijuanës në një magazinë industriale në Caspe, ku edhe janë arrestuar tre personat, të gjithë rreth moshës 23-33 vjeç.

 

Gjatë kontrollit u sekuestruan 1500 bimë kanabis sativa si dhe u verifikua se tre të arrestuarit jetonin në magazinë, në mënyrë që të kujdeseshin gjatë të gjithë kohës për plantacionin.

 

Përreth ambientit ishin vënë edhe kamera të sigurisë, si dhe ishin marrë masat për tu arratisur në rast kontrollesh nga policia, duke fshehur një makinë në një vend lehtësisht të aksesueshëm.

 

Magazina kishte një instalim të plotë të energjisë elektrike që furnizohej ilegalisht nga ndriçimi publik.Për tre të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që procesi është ende në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re