Dhjetë njerëz u vranë dhe 251 njerëz u plagosën ose u helmuan nga një rrjedhje gazi helmues nga një rezervuar në portin jordanez të Akaba-s, njoftoi televizioni shtetëror të hënën. Autoritetet u kërkuan banorëve të mbyllnin dritaret dhe të qëndronin brenda.

Rrjedhja erdhi pasi një rezervuar i mbushur me gaz helmues ra gjatë transportit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra, duke cituar një zëdhënës të Administratës së Sigurisë Publike.

Pamjet e postuara në faqen e televizionit shtetëror në Twitter tregojnë rezervuarin që bie nga një çikrik dhe godet kuvertën e një anijeje, pas së cilës gazi me ngjyrë të verdhë ngrihet në ajër ndërsa njerëzit ikin.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se në vendin e aksidentit po ndërhyjnë ekipe të specializuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re