Pasditen e së dielës, ballkoni i një apartamenti në Lake View, kompleksin ku apartamentet kushtojnë nga 500 mijë euro deri në 1 milion euro, është shkrumbuar nga flakët.

Banesa është në pronësi të Françeska Muratit një emër i njohur për showbizzin shqiptar, për jetën e saj luksoze si dhe shpenzimet marramëndëse për veshje.

Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës shkak mund të jetë bërë një cigare e hedhur nga apartamentet më sipër. Murati është pronare e këtij apartamenti prej afro një muaj, një nga zonat më luksoze të Tiranës, ku siguria duhet të ishte primare.

Zjarri është vënë menjëherë në kontroll nga shërbimi zjarrfikës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Françeska Murati nuk ka reguar ende lidhur me këtë incident.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko