Skip to content

CNN raportoi se Melania i kërkoi Trump-it të pranonte rezultatin, bëhet e gjallë zonja e parë: Ne duhet të mbrojmë demokracinë

Zonja e Parë në detyrë e SHBA-ve Melanie Trump ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melanie shprehet se çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, ndërsa thotë se populli amerikan meriton zgjedhje të drejta.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkruan Melania Trump.

Më herët CNN raportonte se ajo i kishte kërkuar Trumpit të pranojë rezultatin, por siç duket nuk është e vërtetë. Pas një heshtjeje të gjatë dhe raportimeve me burime të fshehta në media, Melania rrëzoi pretendimet, duke i dalë nga krah presidentit në detyrë.

Bashkëshorti i saj, Donald Trump, president në detyrë nuk ka pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të nisë betejën ligjore.

/faxweb