Transmetuesi amerikan CNN ka përfshirë edhe supën turke “supa pllajës” në listën ku ka renditur supërat më të mira në botë.

Në një vlerësim që bëhet çdo vit nga CNN Travel, supa turke (yayla çorbası) është renditur në mesin e 20 supërave më të mira në botë.

Duke iu referuar librit të Janet Clarkson “Supa: Një histori globale”, u theksua se supa ka qenë një lloj ushqimi i patjetërsueshëm i shoqërive botërore që nga kohërat e lashta dhe se në të njëjtën kohë janë gjithashtu një burim shërimi.

Nën imazhin e supës turke, e cila është renditur ndër 20 supërat më të mira në botë është theksuar se “supa pllajës” (yayla çorbası) flet për një kohë kur ilaçi dhe supa nuk konsideroheshin të ndara nga njëra tjetra”.

Po ashtu është transmetuar se supa e cila konsumohet edhe si masë paraprake kundër sëmundjeve të dimrit si ftohja dhe gripi, u shërbehet veçanërisht disa pacientëve në disa spitale turke.

Në vlerësim përfshihen edhe detaje se në supën e përgatitur me oriz ose elb të zier mund të shtohet një copë nenexhiku i tharë i cili do të ndihmojë në balancimin e aromës së butë të kosit dhe që supa duhet të shërbehet me bukë pita të frekët.

Organi transmetues amerikan, në mesin e supërave më të mira ka përfshirë edhe supën e emërtuar “banga” të Nigerisë, supën “beef pho” të Vietnamit dhe supën “Borscht” të Ukrainës.

CNN Travel, edhe në vlerësimin e saj në 2021, përfshiu supën turke (yayla çorbası) në listën e 20 më të mirave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re