Pa qenë nevoja t’i drejtohet rrugës, opozita rumune e ka rrëzuar me votë qeverinë e atjeshme.

Qeveria e Rumanisë ka rënë pasi kryeministrja socialdemokrate Viorica Dancila humbi një mocion mosbesimi.

Të dhënat zyrtare treguan se 238 ligjvënës votuan për rrëzimin e kryeministres, nga 233 vota sa duheshin.

Mocioni hap rrugën për një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në fund të vitit 2020.

“Ne e kemi ndalur Partinë Social Demokratike e cila po e dëmtonte Rumaninë”, tha Ludovic Orban, kreu i Partisë Liberale të opozitës që kryesoi iniciativën për rrëzimin e qeverisë.

Sipas Euronews, për shumë rumunë, kjo është një tjetër shenjë se politikanët nuk janë fare në kontakt me shoqërinë.

Temat si arsimi dhe kujdesi shëndetësor janë tejet të paprekura, dhe askush nuk po i adreson.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re