Drejtuesi Politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se shastiset me premtimet e opozitës, ndërkohë që vetë ajo “ka shastisur një SPAK të tërë.”
“Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët!”, shkruan Bardhi, teksa i numëron aferat.
“Lëre Zotin rehat sonte”, këshillon Bardhi Ballukun, duke i thënë ndër të tjera; “Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!”
Postimi i Bardhit:
Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma.
Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët!
Sa për aperitiv fundjave këto:
🔗50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë
🔗180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë
🔗45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”
🔗70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë.
Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!