Do të nisë sot procesi i vaksinimit të bluzave të bardha edhe në qytetin e Korcës. Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korcës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korcës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Qeveria është përjekur që të dërgojë dozat e para të vaksinave në shumë qytete të vendit, duke dhënë kështu idenë se ka nisur vaksninimi masiv, i cili është ende larg në vendin tonë. Për momentin nuk ka të dhëna sesi po ecën vaksinimi për personat mbi 80 vjeç, që nisi të dielën e kaluar me disa prej personaliteteve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re