Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci u shpreh se taksat për biznesin e vogël do të jenë zero deri në vitin 2029.

Sipas tij, kjo gjë nuk do të preket sa kohë të jetë në pushtet Partia Socialiste dhe pavarësisht nëse do jeta ai apo jo kryeministër.

Në rast se preket biznesi i vogël, tha Rama, ai do rikthehet dhe do thotë “çohuni të rrëzojmë PS”.

“Taksë qendrore dhe tvsh zero dhe do ta mbajmë zëro. Do ta mbajmë zero deri në 2029 dhe do të rrijë zero deri në 2029. Pavarësisht jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë zero PS. Nëse nuk do jem unë e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju t’ju them çohuni ti rrëzojmë këta, dmth PS është po prekën taksën e biznesit të vogël.

Ndërkohë që mundësia edhe e atyre që janë më të mëdhenj është shumë më e madhe sot seç ishte më para megjithëse paguajnë më shumë taksa seç paguanin më përpara. Këta janë kundërshtarët tanë. Pengesa për të bërë më shumë për njerëzit, familjet, ekonominë dhe Shqipërinë”, tha Edi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re