Presidenti francez Emanuel Macron vendosi shpërndarjen e parlamentit të Francës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend pasi partia e tij pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Macron, duke shkruar në X ka thënë: “Kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua aq shumë”, tha ai.

 

Des élections législatives se tiendront le 30 juin et le 7 juillet.

J’ai confiance en la capacité du peuple français à faire le choix le plus juste pour lui-même et pour les générations futures.

Ma seule ambition est d’être utile à notre pays que j’aime tant.

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 10, 2024

Pasi pësoi një disfatë dërrmuese nga Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në zgjedhjet parlamentare evropiane, presidenti francez të dielën në mbrëmje njoftoi papritur zgjedhjet, të cilat do të zhvillohen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Macron tha se nuk mund “të pretendonte se asgjë nuk kishte ndodhur” dhe se “ngritja e nacionalistëve” është një rrezik për Francën dhe Evropën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re