Coinbase do të regjistrohet pranë Komisionit Amerikan të Bursave si një firmë broker e licencuar raportoi Wall Street Journal.

Kompania me seli në San Francisco është një prej platformave më të mëdha në botë të këmbimit të Bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike.

Aktualisht vlerësohet me 1.6 miliardë dollarë sipas WSJ. Coinbase nuk komentoi raportin i cili thotë se përfaqësues të kompanisë janë takuar vazhdimisht ditët e fundit me zyrtarë të SEC.

Jo vetëm që një lëvizje e tillë do ti jepte akses Coinbase në token të rinj dixhitale por gjithashtu do të inkurajonte bursa të tjera të ndiqnin të njëjtat hapa.

Sa i takon qëndrimit të SEC, Komisioni ende nuk ka vendosur sesi do të përcaktojë kriptomonedhat.

Ky autoritet ka rekomanduar ndjekjen e testit Howey krijuar nga gjykata supreme në 1946-ën për të përcaktuan nëse një aset dixhitale mund të konsiderohet si mjet financiar jo-konvencionalë dhe si rezultat tu nënshtrohet rregulloreve të stoqeve dhe bonove.

Presidenti i Coinbase kërkon qartësim të rregullores

Asiff Hirji për CNBC tha: “Sa më shpejt që të qartësohet rregullorja, aq më shpejtë do të kemi mundësi të listojmë më shumë asete.”

Aktualisht kompania ka një politikë për listimin vetëm të aseteve që i gjykon të qëndrueshme dhe nuk janë subjekt luhatjesh në vlerë.

Edhe pse Coinbase po përpiqej të ligjërojë aktivitetin e saj, jo më larg se vitin e kaluar pati përplasjen e parë me autoritetet federale.

IRS-ja kërkoi nga bursa që të dorëzonte informacionin e 14,000 konsumatorëve që kishin kryer transaksione me vlerë prej 20,000 dollarësh përgjatë periudhës 2013-2015.

Nëse Coinbase licencon aktivitetin si broker, do të lejohet vetëm të ofrojë asete dixhitale të regjistruara pranë SEC.

Një tjetër firmë e regjistruar si broker është edhe Templum LLC e cila planifikon të ofrojë një platformë për shitjen e aseteve dixhitale. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re