Bursa e njohur kriptografike Coinbase raportohet se ka mbyllur një llogari të hapur nga Wikileaks për dyqanin e saj online duke cituar shkelje të politikave të përdorimit të shërbimit.

Wikileaks Shop është hapësira kur sajti shet këmisha, këllëfë telefoni, postera dhe sende të tjera personale me markën e Wikileaks.

Bursa thuhet se ka mbyllur llogarinë e kësaj organizate të cilën e përdorte për dyqanin që do të thotë se kompania nuk mund të marrë pagesa përmes Coinbase dhe më pas ti konvertojë ato në dollarë.

Lajmin e dha vetë Wikileaks edhe përmes rrjetit social Twitter.

ANNOUNCE: Coinbase has blocked the official @WikiLeaks shop from its platform without notice or explanation. You can continue to donate #Bitcoin to WikiLeaks at https://t.co/lvhoyhlqUa. #Coinbase #DefendWL #Cryptocurrency #Ethereum #BitcoinCash #ReconnectJulian pic.twitter.com/4BSS023OOk

— WikiLeaks Shop (@WikiLeaksShop) April 21, 2018

Coinbase thotë se mbyllja e shërbimit për subjekte të caktuar është konform rregullave të Rrjetit për Krimet Financiare pranë Thesarit Amerikan i krijuar për të luftuar pastrimin e parave.

Megjithatë sajti mund të vazhdojë ende të pranojë pagesa përmes monedhave kriptografike, por jo duke përdorur sistemin e Coinbase.

Lëvizja ka acaruar organizatën dhe mbështetësit e saj. Në Twitter llogari kryesore e Wikileaks kërkoi bojkotimin e bursës javën e ardhshme.

WikiLeaks will call for a global blockade of Coinbase next week as an unfit member of the crypto community. Coinbase, a large Californian Bitcoin processor, responding to a concealed influence, has blocked the entirely harmless @WikiLeaksShop in a decision approved by management. https://t.co/PAldF8b12P

— WikiLeaks (@wikileaks) April 21, 2018

Një skenar i ngjashëm ndodhi në 2010-ën kur Wikileaks publikoi sekrete shtetërore lidhur me luftën në Irak dhe Afganistan.

PayPal menjëherë ndërpreu shërbimin e pagesave për sajtin. Dhe pak ditë më pas reagimi erdhi ku PayPal u godit nga sulme DDoS dhe bojkot disa ditorë derisa u detyrua të rikthejë shërbimin për Wikileaks. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re