Pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite dhe 4 muaj burgim, avokati i tij Maks Haxhia doli në një deklaratë për mediat ku e konsideroi vendimin si skandaloz. Por gjithashtu u vu re një moment kur Haxhia kërkoi që të dërgoheshin 2 paketa cigare brenda sallës.

“Çojini 2 paketa këtu, tashi direkt…”, dëgjohet që thotë avokati Maksim Haxhia pak para se të niste deklaratën për shtyp.

Kur u pyet për kë i kërkonte, Haxhia u përgjigj se ai vetë nuk i pinte, duke nënkuptuar se i kishte porositur për ish ministrin Saimir Tahiri.

Pyetje: Kërkuat paketa cigare për kë? Për ish-ministrin?

Haxhia: Unë si pi cigaret. Po (Për Ministrin )

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re