#ComboBox është konferenca e pare rinore organizuar nga Klubi i Inovacionit, pjesë e strukturave të FRESSH. Në vetvete #ComboBox synon të hapë siparin e një serë aktivitetesh në fushën ICT për të rinjtë.

Kjo Konference u zhvillua përgjatë dy ditëve, përkatësisht 3 dhe 4 Shkurt. Me prezencën e disa prej emrave më të rëndësishëm të sektorit ICT si:

Erton Graceni – Drejtues Ekzekutiv i Qendrës “Protik”,
Arbjan Mazniku – Nënkryetar i Bashkisë Tiranë,
Kushtrim Shala– Themelues i konkursit mbarëshqiptarë ICT Awards,
Tomi Kallanxhi – Themeluesi i Big Media Expert dhe iniciator i shumë start up-eve,
Romina Kostani – Përfaqësuese e Portali E- Albania.
Genti Selenica – Themelues i Baboon
Ermir Papadhimitri – CEO i ATIS shpk
Alban Kosova – CTO i Baboon dhe bashkëthemelues i BuyToAmerica
Ergest Nako – Bashkëthemelues i Garazh
Erion Nako – Ekspert ICT dhe Key Speaker i #ComboBox për Design Thinking Steps

Tema kryesore e konferencës ishte Punësimi vs Vetëpunësimi, si një nga sfidat vetjake të studentëve apo të sapo diplomuarëve në fushën ICT. Ndër të tjera, të ftuarit u ndalën dhe në eksperiencat personale, peripecitë e fillimeve për secilin dhe formulën e tyre të suksesit.

Gjithë debati u zhvillua në formën e një diskutimi Round Table, ku jo pak here të ftuarit kishin përplasje idesh, duke vërtetuar kështu që nuk ekziston vetëm një mënyrë për t’ia dale mbanë në këtë fushë. Çka e bëri edhe më interesante konferencën ishin interesi i pjesëmarrësve që nuk u kufizuan në pyetje kundrejt panelistëve shpesh here duke vendosur në vështirësi të ftuarit.

Në fund u zhvillua një workshop në kuadër të Team Building Challenges, me përfshirjen e gjithë pjesëmarrësve të konferencës.

Si konkluzion, qëllimi i konferencës përveçse një rrëfim “know how” nga panelistët, ishte njohja dhe parapërgatitja e një Klubi Inovativ më përfshirjen e gjithë profesionistëve dhe të pasionuarve të fushës ICT për të ndërmarrë nisma edhe më të mëdha që finalizojnë projekte të rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re