“Unioni Turistik Shqiptar” gjatë një ceremonie të zhvilluar ditën e dielë, datë 15 Janar, i dorëzoi  Grupit “Concord Investment” certifikatën e vlerësimit si “Investitori më i mirë i industrisë së turizmit në Shqipëri për vitin 2022”, për realizimin e investimit turistik “San Pietro” Resort në Gjirin e Lalzit.

 

Pjesë e integruar e këtij investimi në bregdetin e Durrësit është edhe Hoteli me 5 Yje “MELIA”, ndryshe një prej brand-eve më prestigjioze në industrinë e turizmit e njohur në mbarë Botën.

 

ERMIRA BROZI

 

DREJTORESHË E SHITJEVE DHE MARKETINGUT, “CONCORD INVESTMENT”

 

Jam krenare që “Concord Investment” hapi dyert për të sjellë brendet më të mëdha në Shqipëri, siç ishte “Melia Hotel”.

 

Investimi madhështor i Hotelit “MELIA” me 500 dhoma në Gjirin e Lalzit, i realizuar nga ana e “Concord Investment, është padyshim Hoteli më i madh në Shqipëri, madje edhe një prej strukturat e hotelerisë nga më të mëdhatë në Rajon.

 

Hoteli “MELIA” do të nisë ofrimin e shërbimeve të tij në pranverën e këtij viti për turistët vendas dhe të huaj, duke promovuar kështu turizmin elitar shqiptar. Gjithashtu MELIA Hotel do të punësojë rreth 500 punonjës të kualifikuar në industrinë e turizmit, duke dhënë një impakt direkt në politikat sociale të punësimit në Shqipëri.

 

Për Kryetarin e “Unionit Turistik Shqiptar”, prania e brandit të mirënjohur “MELIA” në Shqipëri natyrisht që shihet si një vlerë e shtuar për zhvillimin e industrisë së turizmit.

 

RRAHMAN KASA

 

KRYETAR I UNIONIT TURISTIK SHQIPTAR

 

“Concord Investment” vlerësohet për investimin gjigand, që ka bërë në turizmin e Shqipërisë. Një restort gjigand, me 500 e ca dhomash, që do jetë vlerë shumë e shtuar për turizmin dhe po ashtu do jetë një anëtar i ri  i Unionit Turistik Shqiptar.

 

Idit Daka, Drejtore e Shitjeve të “MELIA” Durrës, konfirmoi impaktin e jashtëzakonshëm që ka përcjellë së fundmi tek tour-operator ndërkombëtar të turizmit, prezenca në Shqipëri e gjigandit të hotelerisë “MELIA”.

 

Znj. Daka thekson faktin se “e ardhmja e këtij investimi ambicioz në hoteleri, do të jetë padyshim mjaft e suksesshme”.

 

IDIT DAKA

 

DREJTORE E SHITJEVE NË “MELIA HOTEL”

 

Impakti kryesor ka qenë jashtë Shqipërisë. Tregu, që po punojmë për momentin, është treg europian dhe kryesisht janë spanjollë, portugezë, por dhe tregu anglez ka një interes për Shqipërinë. Gjithashtu rajoni Kosova dhe Maqedonia. Ne kemi shpresa që do jetë një eksperiencë shumë e veçantë.

 

ERMIRA BROZI

 

DREJTORE E SHITJEVE DHE MARKETING, “CONCORD INVESTMENT”

 

“Concord Investment” u finalizua tashmë me certifikantën si investitori më i rëndësishëm për turizmin e Shqipërisë. Do jetë një nga hotelet më të mëdha e më të rëndësishëm për shumë vite me radhë në Shqipëri për shkak të lokacionit, të cilësisë së ndërtimit, standardeve, që do sjellë vetë hoteli dhe kapacitetit me 500 dhoma, që do të jetë “Hotel Melia”.

 

Standarti i lartë në ndërtim, me një vend-ndodhje fantastike në Gjirin e Lalzit, konfirojnë ambiciet e “Concord Investment” se “MELIA” – Durrës është modeli i parë i planeve afat-gjata të investimeve që do të realizohen përgjatë bregdetit shqiptar nga ana e këtij grupi.

 

“MELIA” është një mega strukturë hotelierie e ndërtuar me materialet të certifikuara sipas standarteve europiane të hotelerisë me 5 yje, dhe natyrshëm që i jep impakt dhe vlerë të jashtëzakonshme destinacionit turistik të Gjirit të Lalzit. Pra, duke plotësuar kështu më së miri kushtet si për implementimin e turizmit elitar suke ndikuar në rritjen cilësore të standarteve të jetesës në “San Pietro” Resort, pjesë e integruar e Hotelit “MELIA”. Ky investim i realizuar me sukses nga ana e “Concord Investments” në Gjirin e Lalzit, dhe natyrisht që do të pasohet edhe me të tjera projekte të tilla investimesh në bregdetin shqiptar.

 

Pra, gjithmonë duke gërshetuar modelin e jetesës cilësore në zonat elitare të resorteve, me atë të turizmit kryesisht në struktura të hotelerisë me 5 yje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re