Rastet e infeksionit koronavirus janë raportuar në anëtarët e një komuniteti vendas që jetojnë në ishujt e largët Andamans në Oqeanin Indian, raporton BBC.

Katër anëtarë të fisit Andamans kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Dy janë pranuar në spital dhe dy janë në karantinë në qendrën shëndetësore.

Fisi Andamans jeton në një nga 37 ishujt e banuar të arkipelagut me të njëjtin emër.

Besohet se ka 53 anëtarë të këtij fisi që jetojnë në një nga 37 ishujt e banuar të arkipelagut koral të Andamans. Që kur u regjistrua koronavirusi në këtë arkipelag në qershor, 2,985 njerëz janë infektuar dhe 41 sosh kanë vdekur.

Rasti i parë i infeksionit në bashkësinë indigjene të prekur u zbulua javën e kaluar dhe të gjithë, të 53 anëtarët e tyre u testuan.

Në Andamans, përveç fisit të Madh Andaman, ekzistojnë anëtarë të katër komuniteteve të tjera autoktone të rrezikuara: Jarawas, Sentinels Onge dhe Shompen.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re