Dorëzohet edhe Gjermania. Edhe pse sot u vendos të luheshin edhe ndeshjet e kësaj jave, Federata Gjermane e Futbollit ka menduar ta ndryshojë vendimin, pasi sot u konfirmua që edhe një lojtar i Nurnberg ishte prekur nga COVID-19, pas atij të Hannover.
Gjithashtu dyshohet edhe trajneri i Paderborn, për të cilin del përgjigja sot. Të ndodhur në këtë situatë, ata kanë vendosur të ndërpresin çdo ndeshje të çdo lloj kategorie. Situata edhe në Gjermani nuk është e mirë, teksa ka shumë të prekur nga Coronavirusi.
Mes të tjerash, në komunikatën e bërë thuhet se qëllimi është që ky sezon të mbyllet deri në verë dhe do të bëhet çmos që të ndodhë diçka e tillë. /abcnews.al