Skip to content

COVID/ 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 12 qytetarë janë infektuar me koronavirus.

 

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.Janë 292 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (6 Qershor 2022)Raste të reja ditore 12Të shëruar në 24 orë 21Të shtruar në spitale 4Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062Raste pozitive 276,415Raste të shëruara 272,626Raste Aktive 292Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195Fier 47Vlorë 22Durrës 9Korçë 5Gjirokastër 5Lezhë 2Elbasan 2Shkodër 2Dibër 1Berat 1Kukës 1