Të paktën dy komandantë të lartë ushtarak evropianë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit pas një konference në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani, ndërsa një komandant u vetëkarantinua, thanë zyrtarët të martën.

Gjeneral Lejtnant Christopher Cavoli dhe disa anëtarë të stafit të garnizoneve amerikanë në qytetin gjerman të Wiesbaden janë vetëizoluar “si masë paraprake në ndjekje të protokolleve të rekomanduara,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA. Ryan McCarthy në një prononcim për AP.

Infektimi i i mundshëm ndodhi të premten në një konferencë të komandantit të forcave tokësore, të organizuar nga USAEUR në Wiesbaden, konfirmoi të martën zëdhënësi John Tomassi.

Tomassi nuk donte të thoshte se kush mendohej se ishte infektuar gjatë konferencës, porse dy pjesëmarrës rezultuan pozitivë.

Më saktë, fjala është për komandantin e Forcave të Armatosura Polake, Gjeneral Jaroslaw Mika, i cili doli pozitiv kur u testua ndërsa kthehej në shtëpi.

Ministria thotë se 57-vjeçari Mika po ndihet mirë dhe të gjithë me të u karantinuan gjatë një udhëtimi në Wiesbaden.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi shkakton vetëm simptoma të buta ose të moderuara, ndonëse për disa të tjerë, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore kronike, mund të shkaktojë komplikacione më serioze, përfshirë pneumoninë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), njerëzit me COVID-19 më të butë shërohen në rreth dy javë, ndërsa me simptoma më të rënda mund të kenë nevojë për tre deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar, por shumica e pacientëve në fund shërohen.

Konferenca e USAEUR në Wiesbaden mblodhi 24 zyrtarë të lartë ushtarakë nga NATO, Bashkimi Evropian, Belgjika, Kanada, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Gjeorgjia, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Hollanda, Polonia, Spanjë, Rumani dhe Shtetet e Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re