Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 192 raste të reja në 24 orët e fundit në vend nga 563 testime të kryera në total.

 

Fatmirësisht nuk është shënruar asnjë humbje jete ndërsa janë shëruar 563 persona.

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki:

124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Korrik 2022)Raste të reja ditore 192Të shëruar në 24 orë 563Të shtruar në spitale 34Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 561

Testime totale 1,866,752Raste pozitive 288,176Raste të shëruara 279,003Raste Aktive 5,659Humbje jete 3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,507Fier 380Durrës 357Vlorë 328Berat 219Shkodër 196Elbasan 195Gjirokastër 164Lezhë 130Korçë 88Dibër 66Kukës 29

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re