Asnjë humbje jete dhe 52 qytetarë të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer gjithsej 500 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 28 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Divjakë, Selenicë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Durrës, Kamëz, Kavajë, Himarë, Sarandë.

Janë 328 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Qershor 2022)Raste të reja ditore 52Të shëruar në 24 orë 20Të shtruar në spitale 3Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 500

Testime totale 1,834,723Raste pozitive 276,690Raste të shëruara 272,865Raste Aktive 328Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 232Fier 44Vlorë 20Korçë 8Shkodër 7Durrës 6Elbasan 4Gjirokastër 4Berat 2Lezhë 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re