Koronavirusi është ende një kërcënim i vazhdueshëm, veçanërisht me shtame të reja, më ngjitëse, por të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë një trend global të rënies së infektimeve me fillimin e fushatave të vaksinimit masiv në të gjithë botën.

Sipas OBSH, mesatarja shtatë-ditore e rasteve të regjistruara rishtas ka rënë nën 3 milion, më e ulta që nga mesi i tetorit.

Numri më i madh i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë është regjistruar në kontinentin amerikan, më shumë se 48 milion, ndërsa Evropa është në vendin e dytë, me 37 milion raste të konfirmuara.

Shtetet e Bashkuara janë më të goditurat, me më shumë se 27 milion të infektuar, gati tre herë më shumë se India, me më shumë se 10 milion dhe Brazili, i cili ka 9.9 milion raste të raportuara.

Globalisht, më shumë se 110 milion raste të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar dhe COVID-19 ka marrë 2.4 milion jetë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re