Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka mbajtur sot konferencën e përditshme për situatën e koronavirusit, e cila do të jetë konferenca e fundit e këtij lloji.
Johnson lajmëroi se Anglia do të filloj relaksimin e rregullave, duke modifikuar rregullin e distancimit fizik prej dy metra. Edhe pse qytetarët këshillihet të vijojnë të mbajnë distancë, që prej datës 4 korrik, në rast se ky rregull nuk është i mundur të zbatohen, qytetarët mund të mbajnë një distance prej “një metër plus”, pra të paktën një metër.
Ndryshe nga Anglia, në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, rregulli i distancimit social prej 2 metra, vijon të jetë në fuqi për momentin.
Në Angli do të rihapen gjithashtu pabet dhe restorantet, të cilat duhet të ndjekin rregullat e sigurisë dhe higjienës.
Klientët do të duhet të japin të dhënat e tyre të kontaktit, kur futen në një restorant ose pub. Gjithashtu qytetarët britanikë do të mund të shkojnë me pushime brenda kufijve të MB.
Për momentin, çdo qytetar që mbërrin në Mbretinë e Bashkuar, duhet të karantinohet për një periudhë 14 ditore, por ky rregull pritet të rishikohet në fund të këtij muaji dhe qeveria do të japë detaje, nëse rregulli do të vijojë apo do të ketë ndryshime.
Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetë si pasojë e Covid-19, 171 persona.
Në total, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 42,927 persona dhe janë infektuar 306,210 të tjerë.
/TPZ.al/
