Regjistrohen 115 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, dhe fatmirësisht asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

 

Po ashtu mësohet se janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

 

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 556 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 115 qytetarë, në këto bashki:77 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar.Janë 567 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Qershor 2022)Raste të reja ditore 115Të shëruar në 24 orë 21Të shtruar në spitale 6Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 556

Testime totale 1,837,228Raste pozitive 277,141Raste të shëruara 273,077Raste Aktive 567Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 429Vlorë 45Fier 36Durrës 13Gjirokastër 10Lezhë 9Korçë 8Berat 6Shkodër 5Elbasan 4Dibër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re