Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit për fat të mirë nuk pasur asnjë humbje jete, ndërsa rastet e reja janë 12.

Po ashtu janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa ministria vazhdon të bëjë apel për vaksinimin anti-covid.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 288 testime, ka 12 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

9 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.

Janë 170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Mars 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 288

Testime totale 2,043,721
Raste pozitive 333,651
Raste të shëruara 329,881
Raste Aktive 170
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 10
Vlorë 3
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1
Lezhë. 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re