Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit nga COVID 19 por 42 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

 

MSH në raportin e përditshëm ka njoftuar gjithashtu se 24 qytetarë janë shëruar.

 

Prej javësh tashmë, në vend nuk është shënuar asnjë fatalitet si pasojë e koronavirusit.

 

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 920 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki:22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll, Tepelenë,Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Maj 2022)Raste të reja ditore 42Të shëruar në 24 orë 25Të shtruar në spitale 6Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 920

Testime totale 1,820,766Raste pozitive 275,774Raste të shëruara 272,000Raste Aktive 277Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152Fier 43Vlorë 17Korçë 16Gjirokastër 11Elbasan 9Shkodër 8Lezhë 7Berat 6Durrës 3Kukës 3Dibër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re