67 raste të reja të infektuar me COVID 19 janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

 

Në raportimin ditor MSH njofton se janë kryer në total 618 testime dhe 27 persona janë shëruar.

 

Prej disa javësh në vendin tonë nuk janë shënuar humbje jete.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Maj 2022)Raste të reja ditore 67Të shëruar në 24 orë 27Të shtruar në spitale 8Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 618

Testime totale 1,818,942Raste pozitive 275,688Raste të shëruara 271,962Raste Aktive 229Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138Fier 24Korçë 14Shkodër 12Vlorë 10Elbasan 8Gjirokastër 8Lezhë 5Kukës 3Berat 3Durrës 2Dibër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re