Rreth 40 njerëz të pastrehë u vaksinuan të dielën kundër COVID-19 në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh rus.

“Ne kemi shumë njerëz që janë në grupe rreziku, është e rëndësishme që ata të vaksinohen,” tha Taisiya Suvarova, një aktiviste e OJQ “Nochlezhka”, e cila ndihmon të pastrehët në Shën Petersburg.

Sipas të dhënave zyrtare, Shën Petersburg, ish-kryeqyteti perandorak me rreth 5 milion banorë, ka afër 15,000 njerëz të pastrehë. Rusia ka pasur zyrtarisht më shumë se 4.16 milion raste të koronavirusit deri më sot, si 83,293 jetëhumbje.

Më shumë se 17.6 milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës COVID-19 në MB, sipas të dhënave zyrtare të dielën, ndërsa në të njëjtën kohë Rusia filloi vaksinimin e të pastrehëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re